Policia daneze deklaroi se ka nisur një hetim për përdhosjen e disa varreve të hebrenjve në Danimarkën Perëndimore.

Dhjetëra gurë varri në varrezat lindore të qytetit Randers, u lyen me bojë të gjelbër dhe disa prej tyre u shkatërruan.

“Kjo është një përdhosje që prek shumë njerëz, kjo është arsyeja pse ne e marrim çështjen shumë seriozisht”, deklaroi inspektori i policisë, Bo Christensen.

Torben Hansen, kryebashkiaku i Randers, dënoi këtë përdhosje si vepër frikacake dhe përbuzëse.

“Kemi një nga varrezat më të vjetra hebraike dhe do ta mbrojmë gjithmonë, ashtu siç mbrojmë të gjitha varrezat e tjera”, deklaroi Hansen.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...