Janë mbyllur edhe sfidat e fundit të kualifikueseve të “Euro 2020” në grupet D dhe F. Danimarka dhe Zvicra janë dy ekipet që kanë siguruar kalimin për më tej në grupin D, me helvetët që triumfuan 1-6 ndaj Gjibraltarit. E gjithë vëmendja ishte në Dublin, ku Irlanda dhe Danimarka diskutonin një finale për kalimin në Europian. Ishullorët kanë kaluar një dramë të vërtetë, teksa kanë mbetur jashtë Euro 2020 pas barazimit 1-1 ndaj danezëve.

Në grupin F ndeshjet ishin thjesht për statistikë, me Spanjën dhe Suedinë që kishin siguruar kalimin më tej. Sidoqoftë, kjo gjë nuk i pengoi që të fitonin edhe sfidat e fundit në grup, me iberikët që shkatërruan 5-0 Rumaninë që në pjesën e parë, ndërsa skandinavët triumfuan 3-0 ndaj Ishujve Faroe.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...