Dani Alvesh u shpall kampionë i Francës, teksa triumfoi në kampionat me ekipin e PSZH-së, skuadër me të cilën u bashkua 2 vite më parë. Por, titulli i fituar këtë herë kishte një shijë ndryshe për mbrojtësin, i cili u kthye në futbollistin me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit. Ky ishte trofeu numër 42 për Dani Alvesh, teksa sigurisht suksesin më të madh e ka arritur gjatë kohës kur aktivizohej me fanellën e Barcelonës. Në kohën e tij tek katalanasit, Alvesh arrit të koleksiononte plot 23 trofe, ndërsa nuk mungojnë as tituj kur aktivizohej në kampionatin brazilian me Bahian, me Seviljën në Spanjë apo me Juventusin në Itali.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...