Dani Alves, ish-lojtari i Barcelonës, Juventusit dhe PSZH-së, ndër të tjera, që tani luan me Sao Paulo, njihet për karakterin e tij rrebel dhe kontravers. Videoja që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale e sheh rekordmenin e fitimit të trofeve duke ardhur tinëz, nga pas krahëve, ndërsa ia prish raportimin “live” Felipe Diniz, gazetar i “Globo”. Alves, i cili në ndeshjen e mëparshme kishte pasur një polemikë të vogël me gazetarin në fjalë, kur u pyet nëse duhet të luante në krah apo nga brenda, iu afrua shpinës së tij për t’i dhënë një përqafim dhe… bëri paqe me të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...