Bajern Munihu sot deklasoi Herta Berlinin e Jyrgen Klismanit, duke shënuar 4 gola brenda 21 minutash loje në stadiumin olimpik në Berlin. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, hapi serinë e golave me Mylerin, ndërsa Levandovski me penallti dyfishoi shifrat. Alkantara çoi rezultatin në 3-0, ndërsa Perishiç i vendosi vulën me golin e 4-0 në sfidën, ku në 10 minuta e fundit në fushë ishte edhe Leon Dajaku. Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 36 pikë, 4 më pak se Lajpcig kryesues, ndërsa e ndjek Borusia Mynshengladbah me 35 dhe dyshja Borusia Dortmund-Shalke me nga 33 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...