Skuadrat e CSKA Moskë dhe Anadollu Efes , do të përballen në finalen e edicionit të sivjtetshëm të “Final Four”-it të Euroligës, që aktualisht po zhvillohet në Vitoria të Spanjës. Gjiganti rus në sfidën e dytë të gjysmëfinales mundi kampionin aktual Real Madridin me 95-90 (18:22, 25:23, 22:28, 30:17). Serhio Rodrigez dhe Nando de Kolo ishin lider të vërtetë të skuadrës moskovite duke realizuar secili nga 23 pikë. Pesëshja e Real Madridit, secili kishte arritje dyshifrore të pikëve, por jo të mjaftueshme për të thyer skuadrën e CSKA Moskës. Te madrilenët u dallua Fabien Koser me 18 pikë, ndërsa Serhio Lul shtoi 13 pikë. Në gjysmëfinalen e parë, Anadollu efes mundi fenerbahen me 92-73. Finalja do të zhvillohet të dielën në orën 20.30, ndërsa takimi për vendin e tretë do të nis në orën 17.30

Loading...

Shpërndaj me

Loading...