CSKA Moska mundi Anadollu Efesin në finale të Euroligës me rezultat 91-83 , për të arkëtuar titullin e 8-të në 14 finalet e basketbollit elitar në Evropë. Skuadra moskovite kishte vetëm dy pikë epërsi në fund të pjesës së parë, mirëpo në vazhdim deklasoi kundërshtarin turk dhe me meritë arkëtoi titullin e kampionit. Klajburn dhe Higins shënuan nga 20 pikë, De Kollo shtoi edhe 15 pikë te skuadra e CSKA Moskë, ndërsa te Anadollu Efes më efikas ishte Larkin që realizoi 29 pikë. Për MVP të turneut në Vitoria të Spanjës u shpall Vill Klajburn nga CSKA e Moskës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...