Futbollistët e Crvena Zvezdës që pritej të vinin në Kosovë janë ndaluar nga Njësia Speciale e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës dhe janë kthyer mbrapsht.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic, i cili ka thënë se e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë.

“E kemi të ndalur të hyjmë në Kosovë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Terzic, sipas gazetës serbe Telegraf.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i cili dje tha se organet përgjegjëse nuk do ta lejojnë zhvillimin e kësaj ndeshje.

“E kemi lajmëruar policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në Kosovë. Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”, ka thënë Salihu për KosovaPress.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...