Mbretëresha daneze Margrethe II ka vendosur të anulojë të gjitha ngjarjet e planifikuara për të kremtuar 80-vjetorin e saj muajin e ardhshëm, për shkak të COVID-19, njoftoi pallati mbretëror danez.

Mbretëresha mbush 80 vjeçe më 16 prill.

“Danimarka dhe i tërë komuniteti global janë në një situatë shumë të vështirë tani”, tha Mbretëresha, duke theksuar  nevojën për t’u përqendruar te kujdesin për njëri-tjetrin.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin këshillat e dhëna nga qeveria dhe autoritetet dhe përgëzoi personelin shëndetësor e të tjerët të angazhuar në luftimin e koronavirusit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...