Kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi për të blerë në supermarket në qendër të Berlinit, dje në mbrëmje vonë.

”Ajo bleu letër higjienike si edhe tri shishe me verë”, njoftoi sot media gjermane.

Dyqanet në kryeqytetin gjerman herë pas here kanë pasur probleme me sasinë e produkteve, që kanë mbaruar, sidomos ai i letrës higjienike, që njerëzit kanë filluar ta marrin me shumicë, tani në krizën e koronavirusit.

Punonjësit në supermarketin ku ishte Merkel, në Berlin, thonë se kancelarja është një blerëse e rregullt.

Media gjermane shtoi se Merkel e mbushi karrocën me qershi, sapun, verë dhe letër higjienike.

Kancelarja gjermane pagoi me kartë bankare.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...