Froni i shpatave tashmë është mbyllur por jehona e tij vazhdon. Në Belfast, në një muze, një numër grash punojnë për të finalizuar një rrëfim të rrallë të betejave dhe mbretërve dhe këtë po e bëjnë me pe dhe gjilpërë.

Një homazh epik ky për fenomenin televiziv. Bëhet fjalë për një ekip vullnetarësh në muzeun Ulster, që po i japin prekjen finale një sixhadeje 90 metra të gjatë, që mban në vetvete copëza nga të tetë sezonet e sagës që u mbyll në mënyrë dramatike, në maj.

Froni i shpatave, që doli fillimisht në ekrane në 2011, është prodhuar dhe filmuar në një pjesë të madhe në studiot në Belfast dhe peizazhin rural të Irlandës së Veriut. Ndaj edhe publiku irlandez verior, e ka patur shumë për zemër serinë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...