Mëngjesin e sotëm çmimet e naftës ranë dhe Uashingtoni po shqyrton mundësinë e heqjes dorë nga sanksionet ndaj eksporteve të naftës të Iranit që hyjnë në fuqi në muajin nëntor. Të premten Baker Hughes regjistroi se pusët e naftës aktive ranë me 2 deri në 861 në total. Çmimi i naftës së papërpunuar po tregtohen me 1.5 për qind më shumë këtë javë se sa java e kaluar, duke shënuar fitimin e tyre të katërt të javës që nga muaji maj.

Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet me 73.81 dollarë për fuçi.

Të premten duke vënë presion të lehtë mbi çmimet e naftës së papërpunuar, Arabia Saudite njoftoi se kishte përmbushur detyrimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Princi saudit Mohammed Bin Selman, i tha Bloomberg se “Irani reduktoi eksportet e tyre me 700 mijë fuçi në ditë dhe Arabia Saudite dhe vendet e OPEC-ut prodhuan 1.5 milionë fuçi në ditë, kështu që e bëmë punën tonë dhe më shumë”.

Shpërndaj me