A mund të bashkohen dy njerëz, ku njeri merr jetë dhe tjetri shpëton
jetë?

Së shpejti në TV Alsat dy aktorët shumë të njohur për teleshikuesit dhe dy
aktorët më të mirët në Turqi: Ibrahim Celikkol dhe Birce Akalay. Në serialin
“Çmimi i Dashurisë”, premierë së shpejti në Alsat.
Ai është një vrasës me pagesë, ndërsa ajo një doktoreshë e suksesshme.
Rrugët e tyre takohen një ditë kur Asli duhet të operojë një burrë të plagosur
nga Ferhati. Më pas ajo duhet të martohet me të për të jetuar. Dashuria
ndonjëherë është e pakuptimtë, sepse dashuria tërheq edhe të këqijtë, dashuria
të ndryshon, të shëron, të sëmurë… Dashuria ka gjithmonë një çmim, por në
këtë histori çmimi është një dashuri e flaktë .Ferhat ka harruar të dashurojë
sepse sytë i janë errësuar nga krimi. Ai punon si vrasës me pagesë për
xhaxhain e tij, Namik. Alsi është një doktoreshë, e cila është e fokusuar të
shëroje njerëz.
Dy njerëz të cilët jeta kurrë nuk do t’i kishte vendosur në krah të njeri-tjetrit,
sepse janë krejt të kundërt, si nata me ditën. Asli shikon diçka që nuk duhet të
shikonte… Ferhat i jep asaj shansin të jetojë, por vetëm me një kusht, një kusht
që do të ndryshojë tërësisht jetën e të dyve.

Na ndiqni vetëm në ALSAT

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...