Çmimi i naftës në berzat londineze në tipit Brent janë rritur sot për 13,8% ose shprehur në dollar për 69,91, kanë lajmëruar mediet botërore.

Në minutat e para nafta ka prekur majat si asnjëherë më parë duke arritur kështu në 71,95% dollar për barell, herën e fundit çmimi për barell ishte në 71 dollar duke marr parasysh majin e 2019.

Çmimet e naftës nuk kanë reshtur së rrituri pas sulmit që ndodhi në kompaninë më të madhe të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Sipas “Vollstrit Zhurnal”, qeveria saudite presin që kjo kompani të vazhdojë të prodhojë naftë vetëm me 1/3 e fuqisë së prodhimit. Duke u bazuar në shkrimet e gazetës, sulmet e kanë zvogëluar prodhimin e naftës për 5,7 milionë barell në ditë.

Kujtojmë që sot priten çmimet e reja të KRRE-së për derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut.

Javën e kaluar çmimi i benzinës 95 ka pësuar rritje për gjysmë denari dhe i dizelit./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...