Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 për qind mëngjesin e kësaj fillim jave, duke u larguar kështu nga niveli i ulët i këtyre pesë muajve të fundit (që e shënuan javën e kaluar).

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritnë me 79 cent ose me 1.3 për qind dhe u tregtuan me 62.46 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI, u rritën me 65 cent ose me 1.2 për qind, duke shkuar në 53.24 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,333.27 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë në më shumë se një javë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...