Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, u rritën me 4 cent dhe u tregtuan me 71.28 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, avancuan me 18 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 62.44 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me më pak se 0.05 për qind dhe u tregtua me 1,281.58 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se një javë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...