Nga mesnata do të ketë korrigjim prej gjysmë denari dhe çmim të ri më të lartë do të ketë vetëm “95”, pjesa tjetër do të shitet me të njëjtin çmim si javën e kaluar. Komisioni Rregullator i Energjetikës llogarit se një litër “Super 95” do të kushtojë 67 denarë, ndërsa çmimi për 98 çmimi mbetet 69 denarë për litër karburant. Çmimi mbetet i njëjtë edhe për dizelin i cili në shtatë ditët në vijim do të shitet për me një çmim prej 60 denarë për litër. Komisioni Rregullator për Energjetikë i përllogarit çmimet sipas metodologjisë së re për formimin e çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve. Kriteret kryesore për çmimet do të jenë kursi i këmbimit i dollarit kundrejt denarit dhe lëvizja e çmimit të naftës së papërpunuar në bursat botërore./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...