Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në kuadër të vizitës që ish-kreu i SHBA-ve zhvilloi në Kosovë, në shënim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s. Veseli e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë.

Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që Kosova  ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave.

“Kjo është një ditë e mrekullueshme dhe duhet të jeni të lumtur, krenarë dhe të keni besim për të ardhmen. Çdokush ka probleme dhe sfida, por ju keni demokraci të gjallë, rezultate të mira dhe jeni një nga katër shtetet që nuk keni pasur rritje negative që nga kriza financiare e vitit 2008. Kjo është e vlefshme dhe ua bënë njerëzve me dije se këtu ka njerëz seriozë që mundohen të bëjnë gjëra të mira”, tha ish presidenti amerikan”, theksoi Clinton.

Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright kanë qëndruar në Kosovë për të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Pas qëndrimit dy ditor në Kosovë, Clinton është nisur për në SHBA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...