Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka shprehur mbështetje për referendumin e 30 shtatorit. Ai siguroi se nëse pas referendumit Shkupi i bën edhe ndryshimet kushtetuese, Kuvendi grek do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës me shumicë absolute dhe do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Edhe kryeparlamentari grek, Nikos Vucis u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet në Kuvendin grek. Megjithatë nga partia opozitare, Demokracia e Re edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin se për ta marrëveshja është e papranueshme dhe se nuk do ta ratifikojnë. 

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me