Në vitin 1989, një çift nga Long Island pagoi afërsisht 100 dollarë për blerjen e një garazhi.

As ata dhe as shitësi nuk e dinin se çfarë kishte brenda. Kur hapën derën gjetën një makinë sportive Lotus Esprit të vitit 1976, të mbuluar me një grumbull batanijesh.

Çifti e ngarkoi makinën në një kamion dhe e dërguan në banesën e tyre.

Por nuk ishte thjesht një  makinë Lotus Esprit e 1976.

Ishte makina që e paraqitur në filmin James Bond të 1977, “The Spy Who Loved Me”.

Çifti anonim nuk e kishte idenë se çfarë kishin blerë dhe as nuk kishin parë një film Bond më parë kështu që ata kërkuan ekspertizën e themeluesit të Fondacionit Ian Fleming, Doug Redenius, i cili vërtetoi se ishte pikërisht ajo makinë.

Zbulimi i tyre përfundimisht tërhoqi vëmendjen e shefit ekzekutiv të Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, i cili u rrit duke shikuar filmat.

Në vitin 2013, ai vendosi një ofertë anonime mbi makinën, duke ofruar 997.000 dollarë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...