Sipas Observatorit të Futbollit (CIES), Kilian Mbape, Mohamed Sallah dhe Rehim Sterling janë futbollistët e vetëm që kalojnë vlerën e 200 milion eurove, duke lënë pas Lionel Mesin që tani mban pozitën e katër në listën e hartuar. Për herë të parë në karrierën e tij, Sterling e ka tejkaluar Messin, pasi tani ka vlerë prej 207.8 milionë euro. Mosha e Messit ka bërë që shifra e tij të bie në 167.4 milionë euro. Sterling ka bërë një fillim mjaft të mirë në edicionin 2019/20. Ai fillimisht shënoi kundër ish-klubit të tij, Liverpulit në “Community Shield” në stadiumin “Uembli”. Pastaj, në ndeshjen e parë të Ligës Premier, Sterling shënoi një het-trik ku Siti fitoi ndaj ëest Ham 5-0 në stadiumin e Londrës.

Lista Top 10, sipas CIES-it:

1. Kilian Mbape – 252 mln euro

2. Mohamed Salah – 219.6

3. Rahim Sterling – 207.8

4. Lionel Mesi – 167.4

5. Xhadon Sanço – 159.4

6. Sadio Mane – 157.8

7. Hari Kejn – 155.2

8. Roberto Firminjo – 144.2

9. Antoan Grizman – 143, 8

10. Liroj Sane – 137.1

Loading...

Shpërndaj me

Loading...