Sa i përket shënimit të golave në Ligën e Kampionëve, sërisht do të shohim edhe një duel mes dyshes së mirënjohur: Kristiano Ronaldo – Lionel Messi. Portugezi është në epërsi me 126 gola në krahasim me 112 golave të argjentinasit. Sezonin e kaluar, Mesi shënoi 12 gola, ndërsa Ronaldo regjistroi 6 gola, ashtu që Mesi zbuti epërsinë e golave. Ronaldo ishte I pari që regjistroi 100 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa Mesi ka mesataren më të mirë të shënimit të golave dhe ka 27 ndeshje më pak të zhvilluara. Ronaldo ka shënuar një tripletë më shumë se Mesi, I cili ka shënuar 2 herë nga 4 gola, ndërsa Ronaldo , këtë e ka bërë vetëm njëherë. Ndërkohë Messi ka shënuar më shumë gola në 1/8 e finles, mirëpo Ronaldo është më I suksesshëm kur bëhen fjalët për golat në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...