Santigao Solari nga tifozët e Real Madrid-it, u prit me një skepticizëm, por ai tani më u bë pjesë e historisë së kësaj skuadre. Pas Luis Carniglia (1957) u bë vetëm trajneri i dytë , i cili në fillim të mandatit të tij ka shënuar tri fitore, pa pranuar gol. Real Madrid në tri ndeshjet e tija të fundit ka ruajtur rrjetën e tij me një golaverazh 11:0 – Melilla (4:0 kupa e mbretit), Real Valladolid (2:0 kampionat) dhe Viktoria Pëlllzen (5:0 Liga e Kampionëve). Pasardhësi i të shkarkuarit Julen Lopetegui edhe më tej llogaritet si zgjidhje e përkohshme. Sipas disa paralajmërimeve Santiago Solari, në pankinë do të jetë i ulur deri në mbyllje të këtij sezoni.

Loading...

Shpërndaj me