Dy ditë më parë, reperja Loredana Zefi publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Juju, të titulluar ‘Kein ëort’.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe në pak orë arriti miliona klikime. Projekti i saj muzikor është në Gjermanisht dhe me siguri shumë prej nesh nuk e kuptuan mesazhin e saj.

Për emisionin “Prive”, këngëtarja ka treguar se kënga flet për një histori të përfunduar dashurie dhe në të tregon se sa e urren personin me të cilin ka qenë në një lidhje.

Më tej ajo tregon se në tekst flet për shanset e dyta dhe mesa duket ajo nuk i paska aspak qejf.

Pra, me këtë këngë Lori ja bën të qartë reperit që nuk ka më kthim dhe çdo gjë ka përfunduar.

Kujtojmë se Loredana së fundmi përflitet për një histori të re dashurie me producentin gjerman, Maclud.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...