E përdorur çdo ditë nga miliona tymues, cigarja elektronike përballet sot me një numër në rritje kritikash dhe kufizimesh në mbarë botën.

Cigarja elektronike, në variantin e saj modern, u shpik në fillim të viteve 2000 nga Hon Lik, një farmacist artizan në Kinën verilindore, i fiksuar me idenë e heqjes dorë nga pirja e duhanit.

Cigarja elektronike nuk lëshon bitum ose monoksid karboni, dy elementët më të dëmshëm të tymit të duhanit, që shkaktojnë kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

Sipas Euromonitor International, numri i përdoruesve mund të arrijë në 55 milionë në 2021, që është larg nga shifrat në lidhje me cigaret tradicionale. Sipas OBSH-së, në botë ka aktualisht 1,1 miliardë duhanpirës.

A është thithja e avujve e rrezikshme për shëndetin, apo është e padëmshme, për të mos thënë shpëtim, për ata që duan të heqin qafe cigaren? Shkencëtarët bien dakord me faktin që është më pak e dëmshme sesa të pish duhan. Megjithatë, në një raport të botuar në korrik, OBSH befasoi duke deklaruar se cigaret elektronike ishin pa më të voglin dyshim të dëmshme dhe nuk mund të përdoreshin si një mjet për të ndihmuar në ndalimin e pirjes së duhanit.

Në Europë, cigaret elektronike i nënshtrohen të njëjtit legjislacion si edhe cigaret tradicionale, përfshirë ndalimin e shitjes për personat nën 18 vjeç, ndalimin e përdorimit në hapësirat publike dhe kufizimet në reklamim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...