Autoritetet spanjolle të hekurudhës publikuan një video ku një grua bie në shinat e trenit pasi ishte e shpërqëndruar me telefonin e saj.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur pasagjerja është e ulur në platform në stacionin Estrecho në Madrid.

Ndërsa treni po vjen njerëzit afrohen për të hipur, këtë bën dhe gruaja, por e hutuar nga telefoni gruaja ecën drejt dhe bie në platformën e shinave vetëm pak sekonda para se treni të hynte në stacion

Metroja informon se fatmirësisht gruaja është mirë por pasagjerët duhet të bëjnë kujdes me telefonin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...