Te Çellsi po bëhen gati që të zyrtarizojnë trajnerin e ri. Të gjithë janë të bindur se ai do të jetë Frenk Lampard, edhe pse për momentin ka disa pengesa të vogla. Pengesë është me Derbi Kauntin, me të cilin Lampard ka kontratë. Në bisedimet zyrtare që pritet të fillojnë që sot, klubi i Çampionshipit do të kërkojë të dëmshpërblehet për largimin e teknikut. Derbi kërkon 4 milionë paund për të, një shifër relativisht e lartë, por që gjithsesi mund të paguhet nga Çellsi. Ky i fundit do ta ketë të lehtë pasi i ka marrë Juventusit po sot 7 milionë paund që të lërë të lirë Maurisio Sarrin dhe një pjesë të këtyre parave do t’i investojë për të afruar Lampardin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...