Mbrojtësi i Çellsit, Ris Xhejms ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën londineze deri në vitin 2025. Ai konsiderohet si i padiskutueshëm në formacionin bazë të Çellsit, që kohëve të fundit është orientuar që të prodhojë titular nga Akademia e futbollit. Krahas yjeve të rinj si TamI Abraham, Mejson Maunt dhe Kallum Hadson-Odoi, 20-vjeçari konsiderohet si një nga futbollistët që premton shumë për të dhënë në “Stemford Brixh”.  Dhe skuadra londineze ka lëvizur përpara për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë me marrëveshjen e re që do ta mbajë atë në perëndim të Londrës edhe pesë vite e gjysmë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...