Në muajin e ardhshëm, Kosova do të udhëtojë drejt Çekisë për sfidën e parafundit të eliminatoreve të EURO 2020. Çekia ka grumbulluar 12 pikë dhe mban vendin e dytë në grup, ndërsa Kosova 11 pikë dhe është në vendin e tretë. “Dardanëvë” do t’iu duhet të marrin me çdo kusht fitoren në transfertë pasi në të kundërt shanset do të ishin minimale, duke qenë se pas kësaj ndeshje, mbetet për t’u zhvilluar edhe vetëm një sfidë. Ndërkohë, Federata e Çekisë ka njoftuar për biletat që do të shpërndahen, ndërsa bie në sy se kapaciteti i stadiumit “Doosan Arena” është 11.700 vende. Për tifozerinë e Kosovës është përcaktuar të shpërndahen vetëm 627 vende. Një numër i vogël, duke konsideruar rëndësinë e takimit dhe numrit të tifozëve që mund të jenë të interesuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...