Kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse Henri Cejudo, synon që të shkruajë edhe më tej historinë, duke i shtuar trofeve edhe një titull të tretë. 32-vjeçari është kampion bote në peshën “flyweight” (pesha flutur, 53-57kg) dhe atë të peshës “bantamweight” (pesha gjel, 57-62kg). Ndërkohë që, Cejudo ka shënjestruar edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha pupël, pesha 62-66kg). Në një intervistë për mediat amerikane, ai e ka pranuar këtë ide. “Pse jo. Kjo është një mundësi e artë për mua. Ndoshta në fund të këtij viti mund ta zhvilloj këtë duel. Kam kohën e mjaftueshme për të fituar peshë”, tha Cejudo. Titulli kampion i kësaj peshe (featherëeight) mbahet nga Maks Hollovej , që do ta mbrojë atë në eventin UFC-240 ndaj Frenki Edgar. Dhe më pas, fituesi të duelojë me Cejudo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...