570 milion euro është investimi i përgjithshëm që partneri privat do të duhet të investojë për të ndërtuar hidrocentralin “Çebren”. Sipas modelit të partneritetit publiko-privat, Qeveria publikoi shpalli thirrjen publike e cila do të zgjasë deri më 3 prill të këtij viti. SH.A EMV do të jetë partneri publik në emër të shtetit, i cili do të duhet ta ndërtojë rrugën deri tek elektrana, lidhjen në rrjet dhe hidrocentralin “Tikvesh”. Nga Qeveria janë optimistë se pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme, këtë herë Çebreni do të ndërtohet.

Jemi të sigurt se mund ta zbatojmë dhe se shteti ka vullnetin politik por edhe gatishmëri profesionale që ky projekt infrastrukturor të ndërtohet. Hidrocentrali do të ketë një fuqi indikative të instaluar prej 333 MW fuqi dhe prodhim vjetor prej 1000 gigavat në orë, në krahasim me tërë ESM-në që sot prodhon 4000 gigavat në vit -deklaroi Vasko Kovaçevski – Drejtor i EMV-së.

Ndërtimi i hidrocentralit Çebren është një histori e pafund që ka zgjatur më shumë se 50 vjet, dhe është premtim i çdo qeverie. Vetëm në 15 vitet e fundit, kanë dështuar madje 13 procedura tenderuese për ndërtimin e këtij projekti. Problemi më i madh ishte kohëzgjatja e koncesionit 50-vjeçar, për të cilën investitorët e huaj mendojnë se është një periudhë e shkurtër. Në këtë përpjekje për të filluar përfundimisht ndërtimin e hidrocentralit Çebren, koncesioni është rritur në 60 vjet, dhe qeveria thotë se është e mjaftueshme.

Andrea Cobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...