Praktika do të rregullohen me ligj. Qeveria po përgatit një zgjidhje që do të përfshijë persona nga mosha 15 deri 29 vjeçare. Pas përfundimit të procesit arsimor, të rinjtë do të kenë mundësi të bëjnë praktikë në kompani. Në tre muajt e parë derisa e mësojnë zanatin, do të marrin nga pesë mijë denarë. Nëse ata dëshmohen në punë te punëdhënësi në tre muajt e ardhshëm iu është garantuar një pagë minimale prej 12 mijë denarë. Për këto gjashtë muaj nuk është paraparë sigurim shëndetësor dhe pensional, por do të kenë përparësi punësimi në kompaninë. Autoritetet thonë se ky ligj miratohet për t’i dhënë fund abuzimit të punës së praktikantëve, por gjithashtu edhe për të prodhuar staf të kualifikuar dhe të specializuar që është i domosdoshëm për sektorin privat.

Me këtë ligj kemi nene shtesë ligjore që përcaktojnë se si rregullohet, ne kemi një mentor i cili do të jetë në vendin e praktikës, i cili do të ketë detyrë të nënshkruajë, se për çfarë është kualifikuar ai person pas përfundimit të praktikës. Përveç kësaj, kompanitë i paguajnë individët, nëse kompanitë ndajnë mjete financiare, ajo investon në person të caktuar, ose do ta mbajë atë, ose do ta përgatit për një kompani tjetër në tregun e punës – tha Mila Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me