Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Milla Carovska e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se ligji për rritjen e pagës minimale, ka kaluar në të gjitha istancat ligjore dhe paga e dhjetorit që paguhet në janar, ose në fund të dhjetorit do të jetë 14.500 denarë. Paralelisht me masën e rritjes së pagës minimale, shkon edhe një ligj tjetër, subvencionim i kontributeve në momente të rritjes së pagave, kjo ishte dhe kërkesë e Organizatës së punëdhënësve me qëllim, që në moment kur kompania do ta rrisë pagën jo vetëm minimalen, çdo pagë, nga 600-6000 denarë, që shteti përmes shtetit tu paguajë kontributet sociale.

Mendoj se është arritje e madhe për punonjësit në shtetin tonë, por edhe për sektorin e biznesit, sepse një rritje e tillë e pagës minimale, e harmonizuar me të gjithë partnerët social, mes tjerash edhe Odat, Organizata e punëdhënësve dhe Sindikatat, mund të themi se është nivel i qëndrueshëm dhe është mbështetur. Ne si qeveri e rritëm diku për 60% pagën minimale, nga ardhja jonë deri më sot, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës të atyre që janë të punësuar, sepse 9% ishte indikatori që tregon se njerëzit e punësuar janë edhe të varfër, 9% prej tyre. Këto janë në pagë minimale, janë në këtë grup. Ajo që e bëjmë si qeveri, është që kjo pagë minimale të mbështetet edhe nga qeveria. Edhe rritja e mëparshme edhe kjo, është e mbështetur. Ajo starton nga dhjetori. Paga e dhjetorit që paguhet në janar, ose në fund të dhjetorit, dhe paralelisht me masën e rritjes së pagës minimale, shkon edhe një ligj tjetër, subvencionim i kontributeve në momente të rritjes së pagave, kjo ishte dhe kërkesë e Organizatës së punëdhënësve me qëllim, që në moment kur kompania do ta rrisë pagën jo vetëm minimalen, çdo pagë, nga 600-6000 denarë, që shteti përmes shtetit tu paguajë kontributet sociale- tha Carovska.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...