Reperja e njohur, Tayna, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.

“Sicko” titullohet kënga e saj e re, e cila u prit shumë mirë nga fansat dhe në vetëm pak ditë pas publikimit, ka arritur shifra të larta klikimesh në YouTube.

Teksa është në valën e sukseseve të shumta të fundit, ajo po është vazhdimisht aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në të kuqe, teksa shijonte një pije.

“Filluam duke pirë për dashuri prapë”, kishte shkruar reperja nga Prizreni në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime të shumta nga fansat.

Mirëpo një koment nuk mungoi edhe nga reperi i njohur i skenës, Capital T, i cili e ka ngacmuar atë duke i thënë se qenka dashuruar.

Ndërkohë, e ënjta nuk ka hezituar që t’i përgjigjet kolegut të saj, duke e vënë dyshim atë që ai kishte “konstatuar”. /Telegrafi

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...