Është caktuar për nesër seanca parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin “Reket”. Seanca vjen vetëm një ditë përpara skadimit të mandatit të saj të paraparë me ligjin e Prokurorisë Speciale.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev deklaron se negociatat për Ligjin e prokurorisë do të vazhdojnë në tentim për të siguruar 80 vota. Propozimet e pushtetit janë shkruar dhe do të inkuadrohen në propozim ligj.

Fillojmë me propozime të shkruara të cilët do t’i prezantojë edhe ministrja Deskoska. Mbrëmë kemi punuar deri vonë që gjithçka ta vendosim në letër. Sot shërbimet e shikojnë dhe nëse gjithçka është në rregull ngadalë do ta lëshojmë në procedurë, në bisedime edhe me partitë politike duke u përpjekur të gjejmë zgjidhje ku të paktën me shumicë prej 2/3 ose me konsensus, siç shpresojmë, të gjejmë formulim ligjor për këtë. Edhe sot bisedojmë, edhe nesër, edhe të dielën, të martën dhe të mërkurën do të bisedojmë. Zgjidhje duhet të gjendet edhe pse lëndët janë siguruar dhe do të shkojnë në kompetencë të prokurorit publik por është mirë që të ketë ligj – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin 360 gradë që do të transmetohet sonte në Alsat vlarëson se pushtetit i përshtatet të mos ketë marrëveshje për ligjin e prokurorisë. Sipas të parit të VMRO-DPMNE-së, në këto negociata, partia e tij angazhohet për shtet ligjor.

Mendoj se LSDM-së i përshtatet që të mos ketë marrëveshje. Do të më pyesni pse i përshtatet? Sepse vetëm në këtë mënyrë kur të flitet për PSP-në dhe lëndët e saj, do ta aktivizojnë makinën e tyre manipuluese dhe nëpërmjet megafonëve të tyre do të tentojnë t’i bëjnë konkurrencë skandalit “Reket 1”. Arsyeja subjektive është që Zoran Zaevit nuk i përshtatet zbardhja e krimit të këtyre tre viteve por as krimi nga e kaluara ku janë të përfshirë – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski përsëriti se ai posedon dëshmi të dhëna në gjykatë dhe materiale të tjera në lidhje me rastin “Reket” për të cilat kërcënon se do t’i publikojë kur të vlerësojë se rrezikohet siguria e vendit. Sipas tij, posedimi i këtyre materialeve nuk është joligjore sepse ka ndodhur edhe më herët.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...