Pas sfidave kthyese të turit të tretë eliminator në Ligën evropa, janë mësuar edhe duelet e plej-offit. Shorti i hedhur që javën e kaluar kishte bërë të qartë se mund të kishte duele shumë të forta dhe ashtu do të jenë. Sfida që spikat më shumë është ajo mes Torinos dhe Ullverhempton, ndërsa mjaft nxitje priten në duelin mes Strasburgut të Francës dhe Aintraht Frakfurt të Gjermanisë. Me fat kanë qenë 3 skuadrat holandeze në garë në këtë pikë të turneut, pasi kanë përballë kundërshtarë relativisht të lehtë në letër. Ndërkohë, një duel shumë i ndezur pritet të jetë ai mes AEK të Athinës dhe Trabzonspor, siç janë gjithmonë sfidat mes klubeve greke dhe turke.

NDESHJET PLAY OFF
Suduva-Ferencvarosh
Kopenhagë-Riga
Sëlltik-AIK
Ararat Armenia-Dudelanzh
Ludogorets-Maribor
Linfilld-Karabak
Slovan Bratislava-PAOK
Astana-BATE Borisov
Torino-Ullvërhempton
Legia Varshavë-Rejnxhërs
FCSB-Vitória de Gimaraesh
PSV Eindhoven-Apollon Limasol
AEK Athinë-Trabzonspor
Fejenord-Hapoel Ber Sheva
Gent-Rijeka
Espanjol-Zoria
Partizan Beograd-Molde
Braga-Spartak Moskë
Malmo-Bnei Jehuda
Strasburg-Aintraht Frankfurt
AZ Alkmar-Antverp

Loading...

Shpërndaj me

Loading...