Ajo është më shumë e njohur si babai i Kendall dhe Kylie Jenner, por Caitlyn Jenner siguroi se ende kishte kohë për katër fëmijët e tjerë që i solli në jetë nga martesa e parë me Linda Thompson kur ishte burrë.

Më pas u martua me Kris Jenner dhe njihej me emrin Bruce Jenner. Pasi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndërruar gjininë, kërkoi që të quhej Caitlyn Jenner.

Mbrëmjen e së shtunës është takuar në Malibu me djalin Brandon Jenner, 37 vjeç, Brody Jenner 35 vjeç dhe ish-gruan Linda Thompson, 68 vjeçe.

Familja u bashkua për të mbështetur videon e re muzikore të 37-vjeçarit Brandon Jenner. Në festë nuk munguan as vajza e saj më e madhe, Cassandra Marino, 38 vjeçe, Kendall, 23 vjeç, dhe Kylie, 21.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...