Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Ferizajt

KF Ferizaj ka konfirmuar se Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i ri i skuadrës.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i arrijmë objektivat e klubit për këtë sezon”, thuhet në njoftimin e KF Ferizajt.

Ndërkohë kjo skuadër konfirmoi edhe transferimin e sulmuesit Durim Gashi nga KF Ballkani, ndërsa ka vazhduar bashkëpunimin me Genc Hamitin dhe Dren Gashin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...