Real Madridi mund të marrë frymë, pasi trajneri Zinedin Zidan mund të ketë në dispozicion dy mesfushorët: Luka Modriç dhe Isko. Të dy nuk ishin gati për ekipin në dy sfidat e fundit. Modriç dhe Isko janë dy shtylla të rëndësishme për madrilenët dhe kjo u pa mjaft qartë në ndeshjet e fundit ku loja e skuadrës çaloi dhe munguan dhe rezultatet. Në seancën e sotme stërvitore, Modriç dhe Isko iu bashkuan grupit dhe po marrin ngarkesë për sfidën ndaj Seviljas.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...