Në rend dite të seancës së sotme të rregullt të 163-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendosur për miratim të Propozim-buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe Propozim-ligjit për realizim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Në këtë seancë, siç kumtoi Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, do të shqyrtohet edhe informacioni me Propozim vendim për blerjen dhe adaptimin e hapësirës në selinë e re të NATO-s në Bruksel për nevojat e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Aleancës.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë sot do të prezantohet edhe informacioni për nevojën e furnizimit dhe instalimit të pajisjeve mjekësore dhe inventarit jomjekësor për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...