Ministrja e Financave Nina Angellovska, nuk dha përgjigje konkrete në e pyetjet e Alsat-it, se mbi cilën bazë Fondit Pensional iu miratuan gati 65 milion euro për vitin e ardhshëm, edhe pse Fondi ka kërkuar vetëm 17.8 milion euro. Angellovska nuk pranoi të tregojë nëse paratë do të mbulonin boshllëkun në fond, dhe me këtë do të vihej në pikëpyetje reforma e paralajmëruare  pensioneve. Ajo argumenton se shteti do të investojë në kapitalin njerëzor dhe se masat sociale të planifikuara për vitin e ardhshëm do të zbatohen.

Lidhur me pyetjen tuaj për Fondin Pensional, kjo masë për subvencionimin e kontributeve nga pagat është përpiluar shumë mirë në aspektin sistemor. Drejtpërdrejt, ato kompani që do t’i rritin pagat, mjetet do të derdhen në fondin pensional dhe atë shëndetësor, në llogari të personit të cilit i është rritur paga. Kjo do të thotë se flasim për një masë të qëndrueshme dhe sistemore, e cila jo vetëm që do t’u ndihmojë kompanive, por në mënyrë indirekte kjo do të thotë edhe investim në kapital njerëzor, meqë do t’u ndihmojë kompanive t’i rritin pagat, e me këtë t’i motivojnë dhe t’i mbajnë punëtorët, gjë që sot është shumë vështirë”-tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Përveç gjendjes në Fondin Pensional, Angellovska nuk deshi të komentojë as për fondet e parapara për Ministrinë e Ambientit Jetësor për të cilën në propozim-buxhetin të cilin e siguroi Alsat, qartë shihet se do marrë 5 milionë euro më pak sesa fillimisht kishte kërkuar. Angellovska thotë se këto janë propozime që mund të ndryshohen, ndërsa hollësitë do publikohen javën e ardhshme. Në dokument thuhet se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ajo e Financave kanë buxhet më të madh për vitin 2020 që arrin deri në 800 milionë euro. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur, propozim-buxheti nuk u miratua në seancën e paralajmëruar qeveritare të dedikuar për këtë dhe u kthye në rishikim në Ministrinë e Financave.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...