Pak muaj më parë Butrint Imeri solli këngën me titull ‘Hajt hajt’ dhe atë të quajtur ‘Dream Girl’, të cilat u kthyen në hite menjëherë. Pas një pauze të vogël, duket se artisti i dashur i publikut shqiptar është gati të sjellë një projekt të ri, për të cilën ka zbuluar se ka punuar gjithë këto kohë.

Mbrëmjen e kaluar me anë të një postimi në ‘Instagram’, Butrinti ka treguar dhe një prej skenave të klipit, i cili pritet të publikohet në vetëm pak ditë. Në të shihet Imeri i rrethuar nga shumë vajza, të veshura në ngjyrë të zezë.

“M’ke rrejt”, ka shkruar këngëtari krah postimit, duke treguar jo vetëm titullin, por dhe datën e publikimit e cila do të jetë në 14 dhjetor. Me siguri pas këtij momenti, fansat e Butrintit janë duke pritur me padurim se çfarë do të sjellë ai kësaj here.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...