Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet zyrtare kundër Turqisë dhe Andorrës. Janë 25 kuqezinj, që do të vihen në urdhrat e trajnerit të Shqipëria U-21, në kuadrin e fushatës kualifikuese të Europianit të radhës. Nga këta, nëntë prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër vjen nga klubet jashtë vendit. Mësohet se kanë mbetur jashtë Aristid Kolaj dhe Albion Ademaj, që janë të dëmtuar. Ndërkohë nga Shkëndija e Tetovës këtu janë Omar Imeri dhe Shefit Shefiti, ndërsa është ftuar edhe Emir Sahiti që luan te Hajduku i Kroacisë, e që më parë ishte tek Rabotniçki.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...