Alban Bushi, trajneri i Shqipëria U-21, në konferencën për shtyp, analizoi dy miqësoret e fundit me Bjellorusinë, gjendjen e skuadrës që drejton, ndërsa evidentoi edhe elementë të “Personalisht, jam tërësisht i kënaqur. Selahi, Spahiu, Shefiti, Kolaj, Shabani, por edhe të tjerë, që debutuan këtë herë, mund të them me bindje se e kaluan testin dhe do të jenë e ardhmja e Shpresave. Ata luajnë në klube të mira dhe kanë shumë minuta në këmbë, ndaj besoj se kjo është mjaft pozitive. Në shtator do të përballemi me Spanjën, në kualifikuesen e radhës. Sidoqoftë, të jem i sinqertë, nuk është se punova me mendjen te Spanja, por për të përmirësuar filozofinë tonë të lojës dhe për të përfshirë në ekip lojtarët e grumbulluar rishtazi. Në ndeshjet e fundit morëm Manajn, që shënoi, të cilin mund ta kishim marrë edhe më herët. Gjithsesi, jam i lumtur që shënoi edhe portieri, por veçanërisht që morëm barazimin, që do t’i shërbejë moralit të skuadrës. Ne jemi në funksion të kombëtares së madhe, të dërgojmë atje sa më shumë futbollistë. Për momentin e tehm me bindje se kemi lojtarë cilësorë, që mund t’i bashkohen skuadrës së Panuçit, duke filluar që nga muaji shtator. Mund të përmend Seferin, që luan me Young Boys, dhe është shumë potent. Këtë lojtar e shoh gati për të luajtur me kombëtaren e madhe, pasi ka entuziazmin, potencën dhe pjekurinë e duhur për ta bërë këtë”, tha mes tjerash Bushi.

 

Shpërndaj me