Një burrë nga New Jersey iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit kancerogjen nga qafa.

Tumori ishte në madhësinë e një topi futbolli.

Milton Wingert u diagnostikua me sarkomë pleomorfike, një lloj kancer i indeve të buta, gjashtë muaj më parë.

Masa e tumorit u rrit shumë shpejt duke i bllokuar qafën.

81-vjeçari foli me dy mjekë për ti hequr tumorit, por të dy i anuluan operacionit sepse procedura vlerësohej tepër e rrezikshme.

Më në fund, një mjek nga Neë York pranoi të kryejë operacionin. Mjeku kishte frikë se nëse masa tumorale nuk hiqej shpejt do e mbyste Wingert.

Sarkoma pleomorfike është një kancer i indeve të buta që rritet mjaft shpejt, shpesh në disa javë ose muaj.

Ky lloj tumori del më shpesh në krahë ose këmbë, por mund të përhapet edhe në zona të ndryshme të trupit, përfshirë mushkëritë dhe mëlçinë.

Trajtimi përfshin operacionin për heqjen e tumorit ndjekur nga kimioterapia.

Ky lloj kanceri është shumë i rrallë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...