Ndonjëherë nuk ka asgjë më të mirë sesa, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, të shkosh në një kafene, të bisedosh me miqtë – dhe me një pije të ftohtë në dorë.

Por padyshim ka raste, kur disa prej nesh “e teprojmë” sidomos kur qëndrojmë gjatë dhe e teprojmë me pije.

I tillë supozohet të ishte edhe Paul Tapper, një inxhinier nga Newton Abbot në Devon – Angli, një fans i madh për të vizituar lokalin e tij, edhe pse shpeshherë kjo ishte e bezdisshme për gruan e tij, Jayne.

Kështu, më në fund, ajo vendosi të ndërmerrte diçka, dhe ndërtoi pijetoren e saj pikërisht në mes të kopshtit të tyre të pasmë, në një përpjekje për të mbajtur burrin e saj “larg nga varësia” për një pije.

Dhe Jayne, 48 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, e cila punon si infermiere, thotë se i jep një kuptim krejt të ri të qenit në këtë “pijetore” dhe planifikon të përdorë atë për festa, si dhe për të kaluar netët e ftohta në shtëpi.

Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk erdhi lirë, pasi ata së pari shpenzuan 15,000 funte për të bërë gati kopshtin, para se të shpenzonin rreth 2700 funte për ndërtimin fillestar të kabinës./Telegraf

Loading...

Shpërndaj me

Loading...