Francezët fituan Botërorin falë çamçak...
Franca ia doli të triumfonte në Botërorin Rusi 2018, duke dërguar për herë të dytë në histori kupën e botës në...
Lexo më shumë...Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në Perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.
Llogaritet të kenë qenë 500 mijë të tillë në të gjithë vendin, e ndërsa disa kanë mbetur në gjendjen fillestare, të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, apo rezervuare uji.
Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur vendin e përgatisnin për perspektivën e një lufte shkatërruese nukleare, diktatori shqiptar Enver Hoxha i bindi shqiptarët se bota jashtë kërkonte rrëzimin e shtetit të tyre komunist. “Por, në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë”, është shpjegimi i dhënë nga BBC.
Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjellë aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore./BBC/tch/
Franca ia doli të triumfonte në Botërorin Rusi 2018, duke dërguar për herë të dytë në histori kupën e botës në...
Lexo më shumë...Të armatosura me leva dhe me veshje mbrojtëse, 3 gra të mbledhura në një klinikë stresi në Xhakarta të Indonez...
Lexo më shumë...Rrjeti social Facebook, është akuzuar për një numër të madh shkeljesh të privatësisë, si dhe shpërndarjes së t...
Lexo më shumë...Fortesa e bosit të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, në Medellin, do të rrafshohet me eksplozivë për t’i lënë v...
Lexo më shumë...