Skuadra e FC Shkupit ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në kuadër të raundit të parë në Ligën Evropa, pikërisht në ditën kur nisën edhe përgatitjet për sezonin e ri. Drejtori sportiv , Omer Bunjaku , ka dëshirat e tij para hedhjes së shortit (e martë , 18 qershor, 13.00 në Nion).

Kemi shumë kundërshtarë të fortë para nesh, dhe njëra nga skuadrat me të cilët nuk dua që të përballemi është AEK Larnaka. Dëshira është sfida e dyfisht me Buduçnostin, pasi që është një skuadër tipike ballkanike. Andaj besoj se mund ti befasojmë, se kanë mentalitet të ngjajshëm si ne,” tha mes tjerash Bunjaku për Gol.mk.

 

Nga kjo skuadër janë larguar plotë 5 futbollistë (Amir Bilali, Viktor Angelov, Armel Bradji, Maharafa Tandina dhe Ergyn Abdul), ndërsa emri i vetëm i ri është ai i Fatjon Jusufit. Ndërkohë sot në stërvitjen e parë të skuadrës nga Çairi vërehej edhe prezenca e 3 futbollistëve të talentuar, Besir Ramadani, i cili ishte i huazuar te ekipi i Genç Kalemler, Jusuf Aliu që u aktivizua të Vëllazërimi i Kërçovës dhe Musli Lika, i cili ishte pjesë e Korabit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...