Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, ka filluar një studim të detajuar të fizibilitetit për pjesëmarrjen në tregun e shpërndarjes së gazit në Bullgari, tha për Trend, drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.

“Ne jemi duke studiuar konceptin e shpërndarjes së gazit si nga ana e qeverisë bullgare, ashtu edhe nga Komisioni Europian.

Përveç kësaj, pas apelit të Kryeministrit bullgar, kompania jonë filloi të studiojë parakushtet teknike dhe komerciale për praninë tonë të mundshme në tregun bullgar të shpërndarjes së gazit. Ne jemi duke filluar një studim fizibiliteti të detajuar, të cilin planifikojmë ta përfundojmë deri në fund të tremujorit të dytë të vitit 2019, tha ai më tej.

Sa i përket pjesëmarrjes së SOCAR Balkan në zgjerimin e magazinimit të gazit në Chiren të Bullgarisë, z. Heydarov tha se kompania kishte marrë pjesë në një tender për studimet sizmike 3D të ruajtjes së gazit. Tashmë tenderi ka përfunduar.

Duke qenë se SOCAR Balkan zuri vendin e dytë në këtë tender, ajo e pezulloi pjesëmarrjen në këtë projekt. Megjithatë, për ne kjo ishte një përvojë shumë e vlefshme. Për herë të parë, SOCAR Balkan mori pjesë në një tender për sigurinë teknike në shtetet e BE-së.

Përveç kësaj, ne ishim në gjendje që të linin prapa edhe shumë kompani të tjera të njohura europiane dhe të renditeshim të dytët, gjë që në vetvete është shumë e mirë për një kompani të sapoardhur në tregun e shërbimeve teknike të BE-së, vijoi ai.

Në vitin 2015, qeveria bullgare paraqiti një paketë të projekteve për bashkëpunimin energjetik me Azerbajxhanin. Në veçanti, palës së Azerbajxhanit iu ofrua për të marrë pjesë në ndërtimin e stacioneve, duke investuar në ndërtimin e depove të magazinimit të naftës dhe gazit dhe të rafinerive të naftës.

Bullgaria pret të marrë gazin azerbajxhan nëpërmjet IGB, një gazsjellësi që do të lidhet me TAP-in (Trans Adriatic Pipeline). IGB është një gazsjellës, i cili do të lejojë Bullgarinë të marrë gazin Azerbajxhan, në veçanti, gazin e prodhuar nga Shah Deniz 2 në Azerbajxhan. IGB pritet të lidhet me TAP nëpërmjet të cilit gazi nga fusha e Shah Denizit do të shpërndahet në tregjet europiane. Kapaciteti fillestar i IGB-së do të jetë 3 miliardë metra kub gaz.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...