Çmimet e ulëta të blerjes, plasmani i prodhimeve bujqësore, por edhe mungesa e kapaciteteve përpunuese janë problemet kryesore me të cilat përballen fermerët. Nevojiten rregullore të reja për prodhimet e qumështit, por gjithashtu edhe mundësia fermerët t’i shesin prodhimet e tyre nga “pragu i shtëpisë”. Kjo do të thotë që prodhimet e tyre t’i ofrojnë direkt nga shtëpitë e tyre, e jo t’i dërgojnë në qendrat e blerjes. Edhe pse këtë vit në mbështetjen financiare për bujqësi, më shumë para janë ndarë për zhvillim rural në llogari të subvencioneve direkte, nga Federata e Fermerëve thonë se bizneset e vogla meritojnë mbështetje. Ata thonë – ato janë shtylla kryesore e bujqësisë, por duhet gjetur masa edhe për bizneset më të mëdha.

Problemet tashmë janë të njohur tanimë disa vite janë të njëjtë, ajo është plasmani i prodhimeve bujqësore dhe ndryshimet klimatike me të cilat ballafaqohen fermerët. Për vite me radhë apelojmë se çmimi i prodhimit është shumë më i lartë se çmimi i blerjes së vetë produkteve bujqësore”-tha Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës së Fermerëve.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski pranoi se tani janë duke u bërë analiza dhe plane për të ndërtuar qendra të blerjes që fermerët i kërkojnë prej vitesh.

Gjatë muajit maj, Fakulteti i Shkencave Bujqësore do ta paraqesë strategjinë dhe analizën për qendrat blerëse – shpërndarëse për çka kemi punuar me shumë mund, për të ditur saktësisht se në cilat rajone, në çfarë mënyrash duhet të sugjerohet”-pohoi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Nga Federata e Fermerëve presin që pas zgjedhjeve presidenciale të bëjnë ndryshime në Programin e Zhvillimit Rural me çka do të hiqen, siç thonë ata, shumë kritere diskriminuese për fermeret. Në programin aktual, për shembull, fermeret nuk mund të aplikojnë për para për zhvillimin rural, sepse në shumë raste pronat janë në emër të bashkëshortëve të tyre.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me